Man United kontakton Chelsean për Cucurellan
Manchester United ka kontaktuar Chelsean për mundësinë e transferimit në formë huazimi të mbrojtësit Marc Cucurella.
“Djajtë e Kuq” humbën dy mbrojtësit Luke Shaw dhe Tyrell Malacia shkaku i lëndimeve, andaj do të tentojnë të bëjnë një lëvizje të vonshme në afatin veror.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Man United tashmë ka nisur bisedimet për të sjellë Cucurellan si huazim ‘emergjent’.
Marrëveshja me spanjollin shihet si mjaftë e komplikuar por meqenëse ka disa ditë në dispozicion edhe mund të realizohet para se të mbyllet afati kalimtar.
Cucurella ka dështuar ta gjejë formën më të mirë që kur kaloi te Chelsea dhe skuadra londineze është e hapur për ta ‘hequr qafe’ meqenëse s’është pjesë e planeve primare të Pochettinos.
Ai është kërkuar në këtë afat nga klubet spanjolle dhe arabe, gjithashtu edhe Newcastle mirëpo që 25-vjeçari preferoi qëndrimin te “Blutë” dhe të garojë me Ben Chilwell për vendin në formacionin bazë.
Në rast që dështojnë për spanjollin, atëherë Man United mund të tentojë edhe ish mbrojtësin e Chelseas Ryan Bertrand që është agjent i lirë meqenëse u largua nga “Djajtë e Kuq”.
Përndryshe, Malacia pritet të rikthehet muajin tjetër ndërsa s’ka ndonjë datë të caktuar për rikthimin e Shaw.