Lukaku: Kam raporte të forta me Dybalan dhe Mourinhon
Sulmuesi Romelu Lukaku ka dhënë raporte të shkëlqyeshme me Paulo Dybalan dhe Jose Mourinhon.
“Romakët” iu kthyen fitoreve pas rezultateve zhgënjyese, duke triumfuar 2:0 ndaj Frosinonen.
Lukaku tregoi se ka lidhje të forta me argjentinasin dhe trajnerin, derisa duhet të vazhdojnë me fitore të njëpasnjëshme.
“Kemi folur në ditët e fundit dhe ishte shumë e rëndësishme për ne. Ishte paraqitje e mirë, dhamë gjithçka, shënuam dy herë, nuk pranuam prandaj duhet të vazhdojmë kështu”.
“Kemi raporte të forta, trajneri më njeh mirë. E vendosa veten nën dispozicionin e Romës dhe dua të falënderoj bashkëlojtarët që më ndihmuan nga dita e parë”.
“Skuadra është gjëja më e rëndësishme. Jemi në një pozitë të vështirë dhe duhet të përmirësohemi në stërvitje dhe situata të ndryshme”.
I pyetur për partneriteti me Paulo Dybalan duke e krahasuar me atë që kishte me Lautaro Martinezin, Lukaku shtoi: “Është ndryshe, por me secilin bashkëlojtar që kam punuar kam pasur gjithmonë raporte të mira”.
“Është e rëndësishme të dish kur bashkëlojtari e kërkon topin. Paulo është lojtar me shumë kualitet dhe ne duam ta bëjmë më të mirën për Romën”.