“Lukaku është më i mirë se ti” – Mbrojtësi saudit tregon çfarë u tha Messit e Lewandowskit gjatë Botërorit - NACIONALE

“Lukaku është më i mirë se ti” – Mbrojtësi saudit tregon çfarë u tha Messit e Lewandowskit gjatë Botërorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Arabisë Saudite Ali Al-Bulayhi se çfarë u kishte thënë Lionel Messit dhe Robert Lewandowskit gjatë përballjes me ta në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Arabia Saudite e shkaktoi njërën prej tronditjeve më të mëdha në historinë e Kupës së Botës, duke e mposhtur 2:1 me përmbysje Argjentinën në ndeshjen e tyre hapëse në Botëror.

Një video e Al-Bulayhi duke e prekur Messit nga mbrapa dhe duke i folur me një fytyrë të mrrolur, sikur po i bërtiste apo po e qortonte bëri xhiron e botës në rrjetet sociale më vonë.

Mbrojtësi saudit tani ka zbuluar se çfarë i kishte thënë saktësisht Messit, i cili pas asaj humbjeje e udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në histori dhe për herë të parë që nga vitit 1986.

“I thashë atij nëse do të luanim tri apo katër ndeshje kundër njëri-tjetrit, ju nuk do të ftoni kundër nesh derisa të na respektoni”, tha Al-Bulayhi i pyetur nga televizioni SBC çfarë i kishte thënë Messit.

Al-Bulayhi mund të bëhet bashkëlojtar me Messin, nëse ky i fundit pranon ofertën prej 500 milionë eurove në vit nga Al Hilali.

Messit i mbaron marrëveshja me Paris Saint-Germainin muajin e ardhshëm dhe ai do të largohet nga Parisi si lojtar i lirë.

I pyetur për mundësinë që të jetë bashkëlojtar i Messit, Al-Bulahy tha: “Nëse Lionel Messi vjen në Al-Hilal, do të mungojë dy ditë në klub në mënyrë që ai të mos më mbajë në mend”.

Ai foli edhe për përballjen me sulmuesin Robert Lewandowski gjatë humbjes së Arabisë Saudite 2:0 kundër Polonisë në grup në Kupën e Botës.

“I thashë atij në gjuhën arabe se ai është sulmuesi më i dobët dhe se Romelu Lukaku është më i mirë se ai”.

Ai tregoi edhe një shprehi bizare që kishte gjatë fillimeve të karrierës së tij, përdorimin e hudhrës para ndeshjeve për t’i trembur sulmuesit.

“Vite më parë, në klubin Al-Amal, unë vendosja qepë në çorapët e mia. Nëse sulmuesi lëviztë vazhdimisht dhe më lodhte, e haja qepën dhe i flisja atij në mënyrë që ai të mos më rrinte afër”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme