Lukaku e injoroi totalisht Inzaghin, e votoi Spallettin e Xavin për 'Trajnerin e Vitit'
Pep Guardiola e fitoi çmimin si Trajneri më i mirë i vitit 2023, duke mposhtur në garë Luciano Spallettin dhe Simone Inzaghin, ku ra në pah se ish-sulmuesi i Interit e tani i Romës, Romelu Lukaku, nuk votoi për ish-trajnerin e tij, por për Xavin e Spallettin që kurrë nuk pati punë me të dy.
Guardiola e mori çmimin mbrëmjen të së hënës. Ai u shpall trajneri më i mirë për vitin 2023, i votuar nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, si dhe nga gazetarët dhe tifozët ekspertë në FIFA.com.
FIFA tani ka lëshuar listat e votimeve nga kapitenët, gazetarët dhe trajnerët, dhe del se Lukaku shpërfilli ish-shefin e tij Inzaghi, i cili udhëhoqi Interin në një finale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar. Sulmuesi belg zgjodhi përkatësisht Pep Guardiolën, Xavi dhe Spallettin.

Nuk është aspak befasuese, pasi Lukaku thuhet se vendosi të mos rikthehej në Inter verën e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin italian.
U raportua se Lukaku ishte i zhgënjyer që Inzaghi e kishte lënë atë në bankë rezervë në finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt në qershor, duke e futur atë si zëvendësues nga bankina në pjesën e dytë.
Lukaku kishte shënuar shtatë gola në tetë paraqitjet e fundit në Serie A sezonin e kaluar dhe shpresonte të fillonte kundër Manchester Cityt në Stamboll, por Edin Dzeko u preferua para tij.