Luis Suarez dhe Lionel Messi sërish në një skuadër? Inter Miami beson se mund ta transferojë uruguaianin në MLS
Lionel Messi mund të bashkohet së shpejti me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Luis Suarez dhe një nga shokët e tij më të mirë. Sipas raportimeve, Inter Miami po tenton ta sjellë uruguaianin në MLS dhe kjo mund të arrihet së shpejti.
Sipas gazetarit Gaston Edul, Suarez është shumë i etur për një lëvizje për t'iu bashkuar Messit në Miami. Uruguaiani e ka bërë lëvizjen e tij te klubi brazilian Gremio në fillim të vitit 2023, por është bërë një përparim në negociatat me skuadrën nga MLS.
Skuadra nga MLS, që është pjesërisht në pronësi të David Beckham, zbuloi nënshkrimin e madh të Messit në fillim të verës, si dhe ish-bashkëlojtarit të tij në Barcelonë, Sergio Busquets.

Një tjetër ish-lojtar i Barcelonës, Jordi Alba, gjithashtu ka qenë i lidhur, por lëvizja e Suarez është 'afër' sipas raportimeve. Pretendohet se Inter Miami ka 'negociuar për një kohë të gjatë' dhe besohet se është bërë përparim, me klubin tani të sigurt për arritjen e marrëveshjes.

Suarez luajti së bashku me Messin te Barcelona midis 2014 dhe 2020 në një linjë sulmuese jashtëzakonisht të suksesshme, e cila për një kohë kishte edhe Neymarin. Treshja, e quajtur 'MSN', udhëhoqi katalunasit drejt triumfit në Ligën e Kampionëve në vitin 2015, si dhe titujt e La Ligës në 2015 dhe 2016.

Mbetet për t'u parë se sa nga këto marrëveshje ambicioze mund të arrijë skuadra në pronësi të Beckham, por lëvizjet e tyre në tregun e transferimeve të kësaj vere sigurisht që po bëjnë bujë të madhe.
