“Dy ose tre lojtarë tjerë do të vijnë”, Inter Miami konfirmon se kanë diskutuar me Alban dhe Suarezin - NACIONALE

“Dy ose tre lojtarë tjerë do të vijnë”, Inter Miami konfirmon se kanë diskutuar me Alban dhe Suarezin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter Miami është duke shikuar për të nënshkruar edhe me dy ish yje të Barcelonës, Jordi Alba dhe Luis Suarez, gjë që ka konfirmuar presidenti Jorge Mas.

Lionel Messi tashmë ka zgjedhur t’i bashkohet Inter Miamit pasi refuzoi Al-Hilalin, derisa mesfushori Sergio Busquets së shpejti duhet t’i bashkohet.

Përpos këtyre dyve, edhe Alba dhe Suarez mund të zgjedhin t’i bashkohen Inter Miamit te Barcelona.

Presidenti i Inter Miamit, Jorge Mas për “El Pais” së fundmi deklaroi: “Dy ose tre lojtarë tjerë do të vijnë. Biseduam me Jordi Alban, derisa Luis Suarez ka kontratë dhe klauzolë lirimi. Nuk e di nëse do të ndodh sërish apo jo”.

Inter Miami është i etur për të bërë një skuadër të fortë dhe arritja e Messit mund t’i ndihmojë klubit amerikan për të nënshkruar me emra të mëdhenj.

Ndërkohë, komisionari i MLS-së Don Garber për “Sky Sports” deklaroi: “Ne do të vazhdojmë të finalizojmë të gjitha aspektet dhe të zyrtarizojmë së shpejti”.

Nuk mund të jemi më emocionues, lojtari më i mirë që ka luajtur ndonjëherë ka zgjedhur MLS-në”.

Ai është shumë mbështetës, pasionant, do të jetë një moment i mirë në Amerikën Veriore”.

Ndërkohë, Inter Miami edhe punësoi ish trajnerin e Barcelonës Tata Martino si pasuesi i Phil Nevilles.

Lajme të ngjashme