Luis Enrique: Mbappe është lojtari më i mirë në botë, pa asnjë dyshim
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka thurur lavde për yllin e skuadrës së tij, Kylian Mbappe, duke thënë se francezi është lojtari më i mirë në botë pa asnjë dyshim, kjo edhe pas paraqitjes së mirë të këtij të fundit në ndeshjen e mbrëmshme ku kampioni francez triumfoi ndaj Dortmundit.
Mbappe vazhdoi fillimin e tij të fortë të sezonit në hapjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të PSG-së, ku ata mposhtën Dortmundin 2:0 në Parkun e Princave. Reprezentuesi francez e çoi skuadrën e tij në avantazh 1:0 me golin nga penalltia në minutën e 49-të, përpara se Achraf Hakimi të dyfishonte epërsinë pak më vonë për të siguruar një fitore 2:0. Luis Enrique veçoi Mbappen me lëvdata të veçanta, dhe gjithashtu zbuloi se çfarë e ka habitur më shumë nga sulmuesi 24-vjeçar.
"Për mua, Kylian është lojtari më i mirë në botë," u tha Luis Enrique gazetarëve pas ndeshjes. "Por mbi cilësitë e tij teknike, ajo që më ka lënë mbresa është cilësia e tij njerëzore. Është kënaqësi ta shoh atë në dhomën e zhveshjes. Ai është një lider dhe gjithmonë ka një buzëqeshje".
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Mbappe ishte i larguar nga skuadra e PSG-së gjatë gjithë verës, me sulmuesin që refuzoi të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin. Megjithatë, ai ka arritur një formë të shkëlqyer që nga rikthimi në formacionin fillestar, me tetë gola në vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Ish-lojtari i Monacos thuhet se është në bisedime për një zgjatje të kontratës njëvjeçare me PSG-në sipas Sky Sports, e cila do t'i lejojë klubit të marrë një tarifë për të verën e ardhshme, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në vitin 2024. Real Madrid vazhdon të jetë shumë e lidhur me një lëvizje për Mbappen, pasi ata kërkojnë të bashkojnë sulmuesin me yllin e tyre të fundit, Jude Bellingham.
