PSG e fiton derbin ndaj Dortmundit, portieri e shpëton Lazion nga humbja në "frymën e fundit" ndaj Atleticos
Paris Saint-Germain ka fituar derbin kundër Borussia Dortmund (2:0), derisa Atletico Madrid ka humbur dy pikë në kohën shtesë udhëtim te Lazio (1:1).
Ndeshja më interesante padyshim ishte në “Parkun e Princave”, ku klubi francez triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Dortmundit.
PSG ishte skuadër shumë më e mirë nga minuta e parë duke pasur disa raste me Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele, por që s’i finalizuan.
Mbrojtësi Niklas Sule shkaktoi një penallti në fillimin e pjesës së dytë duke prekur me dorë topin nga goditja e Mbappes. Vendimi më pas u shikua nga VAR-i dhe nga 11-metërshi i pagabueshëm rezultoi të jetë francezi.
Ndërsa, fitoren e “Parisienëve” e vulosi mbrojtësi Achraf Hakimi me një gol të bukur pas një bashkëpunimi fantastik me Vintinhan (58’).
Dortmund tentoi deri vonë që të kthehet në lojë mirëpo ishte shumë larg finalizimit të aksioneve.
Kështu, PSG merr kreun në grupin F me tre pikë, derisa Dortmund renditet në fund pa pikë.
Në anën tjetër, Atletico Madrid ka humbur dy pikë në minutat shtesë, duke barazuar në udhëtim te Lazio me rezultat 1:1.
Ndeshja ashtu siç pritej nuk doli të jetë shumë e hapur, por shumë e baraspeshuar.
Heroi i “Los Rijoblancos” ishte mesfushori i talentuar spanjoll Pablo Barrios, që realizoi një gol të bukur pas një asistimi të Molinas (29’).
Por kur askush nuk e priste, portieri Ivan Provedel doli në skenë për të shënuar në "frymën e fundit" (90+6').