Luis Diaz e shpëton Liverpoolin nga humbja kundër Lutonit - NACIONALE

Luis Diaz e shpëton Liverpoolin nga humbja kundër Lutonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e sapo promovuar në Premierligë, Luton ka bërë befasinë në xhiron e 11-të duke arritur të fitojë një pikë ndaj Liverpoolin.

Në fakt, vendasit ishin shumë afër për t’i arkëtuar pikët e plota pasi ishin në avantazh prej 1:0 deri në kohën shtesë, mirëpo sulmuesi Luis Diaz bëri heroin për ta shpëtuar gjigantin anglez.

Liverpool e nisi lojën shumë më mirë duke rrezikuar me Darwin Nunez dy herë si dhe Diogo Jotan, por të dy lojtarët nuk arritën t’i finalizonin aksionet.

“Reds” vazhduan të tentojnë vazhdimisht duke krijuar disa aksione fantastike, por iu mungoi finalizimi.

Kur askush nuk e priste, në skenë doli Tahith Chong që realizoi nga afërsia pas një asistimi të mrekullueshëm të Issa Kabore (80’).

Sidoqoftë, në kohën shtesë Diaz ishte hero për skuadrën e Klopp që realizoi me kokë pas një harkimi fantastik të Harvey Elliott (90+5’).

Luton tani i ikën zonës së rrezikshme duke u ngjitur në pozitën e 17-të me gjashtë pikë derisa Liverpool nuk e shfrytëzon rastin për ndjekjen e Man Cityt duke u renditur në vendin e tretë me 24 sosh.

Lajme të ngjashme