Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami në Kazakistan, pëson humbje nga holandezja Polling - NACIONALE

Loriana Kuka eliminohet nga Grand Slami në Kazakistan, pëson humbje nga holandezja Polling

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja Loriana Kuka e ka përfunduar një tjetër Grand Slam pa trofe, pasi ka pësuar humbje në raundin e dytë nga xhudistja holandeze Kim Polling.

Kosovarja u mposht me Ippon nga holandezja në “Golden Score”, duke i dhënë fund garës për një trofe të mundshëm.

Ndeshja ishte tejet e barabartë, me holandezen që përfitoi nga një gabim i Kukës për ta shënuar një Ippon dhe arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Tani mbetet të shihet nëse Laura Fazliu dhe Akil Gjakova mund t’i sigurojnë ndonjë medalje Kosovës.

Lajme të ngjashme