Lojtari i Zvicrës: Goli i Shaqirit ishte më i mirë se i Bellinghamit
Goli mahnitës i Xherdan Shaqirit ndaj Hungarisë ishte më i mirë se i Jude Bellingham kundër Sllovakisë, kështu së paku ka deklaruar lojtari i Zvicrës Kwadwo Duah.
Si Shaqa ashtu edhe Bellingham shënuan nga një gol mahnitës deri më tani në “Euro 2024”, ndërsa mund të ndodhen edhe në garë për çmimin e golit më të bukur.
Megjithatë, për Duah është e qartë se goli i yllit shqiptar është më i mirë në krahasim me golin akrobatik të anglezit.
“Do të thosha se goli i Shaqës ishte më i mirë”, tha ai ndër të tjera duke qeshur kur u pyet nga gazetarët për këtë krahasim.
Zvicra po përgatitet për një përballje tjetër të vështirë, këtë herë ndaj Anglisë në çerekfinale të “Euro 2024”.
Te “Helvetikët” ka besim se mund të shkaktojnë befasinë e radhës vetëm pak ditë pasi eliminuan kampionin aktual të Evropës, Italinë, me një fitore komode 2:0.