“Lojtar i jashtëzakonshëm, me potencial të madh” – Lewandowski me lëvdata për yllin e Arsenalit - NACIONALE

“Lojtar i jashtëzakonshëm, me potencial të madh” – Lewandowski me lëvdata për yllin e Arsenalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka pasur vetëm fjalët më të mira për lojtarin e talentuar polak që u transferua te Arsenali para ca ditësh, Jakub Kiwior. Ai tha se në 22-vjeçarin ka parë potencial të madh, të një lojtari të jashtëzakonshëm.

Topçinjtë njoftuan ardhjen prej 25 milionë eurosh të qendërmbrojtësit polak të hënën nga Spezia, në një marrëveshje për pesë vite e gjysmë.

Arsenali konfirmoi ardhjen e mbrojtësit Kiwior nga Spezia të hënën

Kiwior me kontratën e nënshkruar, në Emirates do të qëndrojë deri në verën e vitit 2028 dhe do të konkurrojë me brazilianin, Gabriel Magalhaes, për një pozitë titullari.

22-vjeçari ishte i rregullt për Kombëtares e Polonisë në Kupën e Botës 2022 të zhvilluar në Katar, duke zhvilluar çdo minutë, deri kur polakët u mposhtën nga Franca në 1/8 e finales.

Mbrojtësi i talentuar bëri debutimin e tij ndërkombëtar vetëm në qershorin e vitit të kaluar, ku bëri përshtypje në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Holandës, pastaj për të qenë pika kyçe e Kombëtares.

Kiwior u paraqit në të katër ndeshjet për Poloninë në Kupën e Botës në Katar

Kjo ishte paraqitja që i ra në sy edhe shokut të skuadrës në kombëtaren polake, Lewandowskit.

Që nga ajo ndeshje, sulmuesi i Barcelonës, e ka etiketuar Kiwiorin si ‘të jashtëzakonshëm’, ndërsa ka thënë se ai ka potencial të madh dhe premton shumë.

Sipas faqes zyrtare të Arsenalit, Lewandowski për Kiwior tha: “Më dëgjoni, ky është një lojtar i vërtetë. E vura re gjatë nxehjes para ndeshjes kundër Holandës. Në stërvitje është shumë vështirë të shohësh disa gjëra. Pastaj e pashë në ndeshje. I jashtëzakonshëm. Me të vërtetë potencial i madh.”

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e lavdëroi Kiwiorin pas konfirmimit të transferimit, teksa deklaroi: “Është mirë që Jakub po na bashkohet. Ai është një mbrojtës i ri i gjithanshëm që ka treguar potencial dhe cilësi të mëdha me Spezian në Serie A, si dhe në nivel ndërkombëtar me Poloninë. Jakub është një lojtar që do të na japë forcë dhe cilësi në repartin tonë mbrojtës. Ne mirëpresim Jakubin dhe familjen e tij në Arsenal dhe mezi presim të punojmë me të.”

Kiwior ka lidhur një kontratë në Emirates deri në vitin 2028

Kiwior mund të bëjë debutimin e tij në Arsenal kundër Manchester Cityt në ndeshjen e së premtes në FA kupë në udhëtim në Etihad Stadium.

Lajme të ngjashme