Zyrtare: Kiwior nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin - NACIONALE

Zyrtare: Kiwior nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-mbrojtësi i Spezias, Jakub Kiwior, tashmë është futbollisti më i ri i liderit të Premierligës, Arsenalit. Klubi nga Londra veriore ka bërë të ditur marrëveshjen e arritur nëpërmjet faqes zyrtare.

Reprezentuesi i Kombëtares së Polonisë, që bëri 43 paraqitje me skuadrën italiane, ishte pjesë e polakëve në rrugëtimin e tyre në Botëror në Katar.

Marrëveshja me topçinjtë është për pesë vite e gjysmë, deri në verën e vitit 2028 dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Jakobi e kaloi karrierën e tij rinore në klubin polak GKS Tychy dhe më pas në Belgjikë me Anderlecht përpara se të transferohej te klubi sllovak Zeleziarne Podbrezova si 18-vjeçar.

Pasi kaloi një sezon atje, Jakub u transferua në MSK Zilina ku bëri 46 paraqitje gjatë dy sezoneve të tij me klubin sllovak.

Jakub Kiwior wants to stay in Spezia amid interest from Premier League club - Get Italian Football News

Paraqitjet e tij të mira rezultuan në transferimin e qendërmbrojtësit të krahut të majtë në Spezia në gusht të vitit 2021, ku ai ishte bërë një lojtar i rregullt në formacionin fillestar të klubit të Serie A. Gjatë kohës së tij në Itali, Jakub bëri debutimin e tij të plotë ndërkombëtar dhe tani ka bërë nëntë paraqitje për Poloninë.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh i kënaqur me ardhjen e re, ku tregoi se ka potencial të madh dhe mund të bëhet i rëndësishëm për skuadrën, pasi luan më shumë se në një pozicion.

Arsenal transfer news: Jakub Kiwior deal solves two problems for Mikel Arteta | Football | Sport | Express.co.uk

“Është mirë që Jakub po na bashkohet. Ai është një mbrojtës i ri i gjithanshëm që ka treguar potencial dhe cilësi të mëdha me Spezian në Serie A, si dhe në nivel ndërkombëtar me Poloninë. Jakub është një lojtar që do të na japë forcë dhe cilësi në mbrojtje. Ne mirëpresim Jakubin dhe familjen e tij në Arsenal dhe mezi presim të punojmë me të."

Jakub do ta veshë fanellën me numrin 15 në Arsenal dhe do të bashkohet me skuadrën menjëherë në stërvitjet e ardhshme së bashku me bashkëlojtarët e rinj.

Lajme të ngjashme