Zyrtare: Arsenal përforcon repartin sulmues, konfirmon afrimin e yllit të Brightonit
Leandro Trossard edhe zyrtarisht është futbollist i Arsenali. Pasi la mbresa të mira me skuadrën e Brightonit, ai bindi drejtuesit e Arsenalit që ta bënin një ofertë për të.
Tifozët e Arsenalit mund t’i gëzohen përforcimit të parë të madh në këtë afat kalimtar dimëror. Leandro Trossard ka zgjedhur të veshët me fanellën e “Topçinjve”.
Lajmin për zyrtarizimin e kalimit të tij në “Emirates” e konfirmoi vetë klubi i Arsenalit përmes një komunikate publike. Ai vjen në një sezon ku ka shënuar 7 gola në 16 paraqitje në Premierligë.
Për afrimin e tij zgjodhi fjalë të mira edhe vetë trajneri Arteta: “Bëhet fjalë për një lojtar me kapacitete të larta teknike, inteligjencë dhe një përvojë të madhe në Premierligë dhe në nivelin ndërkombëtar. Mezi presim të punojmë me të. Ai përforcon radhët e skuadrës sonë gjersa po marshojmë drejt pjesës së dytë të sezonit.”
Arsenal njoftoi se i gjithë dokumentacioni i tij është gati dhe se mund të jetë në gjendje gatishmërie për të luajtur që në këtë të diel, kur “Topçinjtë” do të luajnë kundër Manchester Unitedit.
Welcome to The Arsenal, Leandro Trossard ❤️
— Arsenal (@Arsenal) January 20, 2023
Pasi kontrata e sulmuesit 28-vjeçar me Brighton skadonte në verën e vitit të ardhshëm, edhe çmimi i kartonit të tij ka zbritur. Kështu që, sipas raportimeve të ekspertit të transferimit të lojtarëve dhe njëherësh gazetarit të mirënjohur, Fabrizio Romano, Arsenal pagoi 21 milionë funta, si dhe 6 milionë funta tjerë bonuse në arkat e klubit të Brightonit.
Ai sot kaloi me sukses testet mjekèsore. Kontrata qè nënshkroi me klubin londinez èshtè trevjeçare. Brightoni nuk e ka penguar këtë transferim, pasi është shfaqur i kënaqur me çmimin e ofruar nga klubi londinez.
