Llapi nënshkruan me Muhamed Useinin - NACIONALE

Llapi nënshkruan me Muhamed Useinin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkampioni i Kosovës, Llapi, po vazhdon të jetë shumë aktive në afatin kalimtar veror, ku tani ka arritur të nënshkruajë me Muhamed Useinin.

Llapi po vijon përgatitjet për kualifikimet në Ligë të Evropës, ku sot mësoi kundërshtarin e saj, që do të jetë skuadra polake, Wisla Krakow.

Useini që ka shumë përvojë në futbollin kosovar, ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me skuadrën llapjane, ku ka opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.

Skuadra e fundit ku u paraqit qendërmbrojtësi nga Tetova është Prishtina, ku kaloi dy vitet e fundit, duke bërë 72 paraqitje dhe shënuar tre gola.

Ai u prezantua në ambientet e klubit nga drejtori sportiv, Mentor Zhdrella, me lojtarin që iu bashkua grupit menjëherë në stërvitje, për t'u përgatitur për ndeshjet evropiane.

Lajme të ngjashme