Liverpool rrezikon të mbetet "duarbosh", Man United favorit për t’ia ‘rrëmbyer’ Enzo Fernandezin - NACIONALE

Liverpool rrezikon të mbetet "duarbosh", Man United favorit për t’ia ‘rrëmbyer’ Enzo Fernandezin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United e ka tejkaluar Liverpoolin në garën për transferimin e Enzo Fernandez dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 106 milionë funtesh.

Argjentinasi po vlerësohet si ndër talentët më të mirë të rinj pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Kupën e Botës.

21-vjeçari fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të turneut gjatë suksesit të Argjentinës në Katar, derisa kërkohet nga klubet e Premierligës dhe Real Madrid thuhet se ka shprehur interesim për të.

Liverpool është parë si favorit i hershëm, mirëpo "UOL Esporte" po raporton se Man United tani është favoriti për të nënshkruar me talentin argjentinas.

Fernandez ka klauzolë lirimi prej 106 milionë funtesh në kontratën e tij me Benfican dhe "Djajtë e Kuq" janë informuar që duhet ta aktivizojnë nëse e duan lojtarin.

Me këto zhvillime, United mund të provojë të nënshkruajë sa më parë dhe Liverpooli pastaj të fokusohet te transferimi i Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

Trajneri Erik ten Hag ka rindërtuar mesfushën e Man Unitedit me Christian Eriksen dhe Casemiro që iu bashkuan klubit anglez në verë.

United provoi gjithashtu të përfitoi nga situata financiare e Barcelonës për ta transferuar holandezin Frenkie de Jong, por ky i fundit refuzoi kalimin në "Old Trafford".

Casemiro dhe Eriksen kanë pasur rolin kryesor nën urdhrat e Ten Hag, me Scott McTominay që po luan shpesh herë gjithashtu.

Man United pritet të jenë aktiv edhe gjatë afatit kalimtar veror, por do të kërkojnë një qendërsulmues pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Raportet e fundit thonë se ylli i PSV-së, Cody Gakpo është prioritet, mirëpo konsiderojnë edhe huazimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Joao Felix.

Lajme të ngjashme