Liverpool e fiton apelin, Mac Allisterit i hiqet suspendimi - NACIONALE

Liverpool e fiton apelin, Mac Allisterit i hiqet suspendimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka konfirmuar se mesfushori Alexis Mac Allister nuk është më i suspenduar.

Argjentinasi u ndëshkua me karton të kuq në fitoren ndaj Bournemouth, por që “Reds” e apeluan vendimin me Federatën angleze që e ka aprovuar këtë kërkesë.

Kësisoj, Allister do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës si mysafir i Newcastle Unitedit të dielën.

Alexis Mac Allister nuk do t’i qëndrojë suspendimit pas një apelimi të suksesshëm kundër kartonit të kuq që mori në fitoren e të shtunës ndaj AFC Bournemouth”.

Mesfushori u largua në pjesën e dytë pas një ndërhyrje te Ryan Christie. Klubi e apeloi vendimin dhe me vendimin e fundit nënkupton se Mac Allister do të jetë i gatshëm për udhëtimin e Reds te Newcastle United te dielën”, shkruhet në komunikatë.

Kjo padyshim do të jetë një lajm i mirë për Liverpoolin, që kanë probleme në mesfushë ngase ishte paraparë që Allister të mungonte për tre ndeshjet e radhës.

Në dy xhirot e para në Premierligë, Liverpool ka regjistruar një fitore dhe një barazim duke pasur katër pikë.

Këtë të diele i pret testi i vështirë kundër Newcastle Unitedit, që ka për objektiv top katërshen.

Lajme të ngjashme