Liverpool e do Leroy Sane si pasuesi i Mo Salah
Liverpool e ka bërë sulmuesin e Bayern Munichut Leroy Sane top prioritet për ta zëvendësuar Mohamed Salahun.
Egjiptiani thuhet se po kalon sezonin e fundit në “Anfield” meqenëse është i tunduar për të kaluar në Arabinë Saudite, me “Reds” që refuzuan të gjitha ofertat në afatin e verës.
Sipas “The Mirror”, Liverpool pret që Salah të largohet verën tjetër dhe e kanë bërë gjermanin prioritet për ta zëvendësuar 31-vjeçarin.
Raporti gjithashtu shton se klubi anglez edhe do ta thyejë rekordin për më së shumti shpenzime në klub, që momentalisht është 85 milionë funte për Darwin Nunez.
Sane momentalisht është në sezonin e katërt te Bayern Munich pasi iu bashkua nga Man City në vitin 2020, në një marrëveshje prej 54.8 milionë funtesh.
Gjermani ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat, derisa thuhet se preferon një sfidë të re me Barcelonën dhe Real Madridin gjithashtu të interesuar.
Ndërkohë, sa i përket Salah edhe drejtori i futbollit në Arabinë Saudite Michael Emenalo e ka bërë të qartë se e duan sa më parë.
“Mo është i mirëpritur në çdo kohë, por nuk është nën presion ose i detyruar për të ardhur”.
“Nëse vjen dikush dhe është mundësi që të punojmë me klubin që është shumë respektues, ne do të ishim të lumtur të bashkëpunojmë”.
“Por, Mo Salah është lojtari favorit i imi”, shtoi ai.