Liverpool dhe Bayern Munich në garë për talentin brazilian
Liverpool dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim për talentin e Sao Paulos, Lucas Beraldo.
Beraldo e ka dëshmuar vetën si një ndër mbrojtësit më të mirë në Brazil, që kur hyri te skuadra e Sau Paolos në vitin 2022 duke luajtur rol të rëndësishëm në triumfin e Kupës braziliane ku ishte titullar dhe ndihmoi skuadrën edhe ta eliminonte Flamengon.
“90min” raporton se Liverpool ka shprehur interesim konkret për lojtarin duke dërguar skautë për ta shikuar disa herë këta muajt e fundit, pasi janë në kërkim të pasuesve së Joel Matip dhe Virgil van Dijk.
Raporti shton se edhe Wolves kishte shprehur interesim, ku edhe dërguan një ofertë zyrtare – e cila u hodh menjëherë poshtë nga klubi brazilian.
Matip dhe Van Dijk deri vonë kanë qenë të preferuarit e Jurgen Kloppit, por tani që kanë bërë mbi 30 vjeç “Reds” po duan zëvendësuesit me Beraldon që pëlqehet shumë.
Sidoqoftë, në garë për 20-vjeçarin mbetet edhe Bayern Munich që gjithashtu ka vepruar njëjtë duke dërguar skautë për ta vëzhguar lojtarin nga afër, derisa Sao Paulo shpreson ta blindojë dhe t’i vendosë një klauzolë të lartë.
Ndërkohë, lojtari thuhet se do të ishte i hapur për të luajtur në Evropë shkaku që dëshiron ta fitojë vendin sa më parë në kombëtaren A të Brazilit.