Liverpool bindës ndaj Tottenhamit, por titulli mbetet ëndërr
Liverpool ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit, në kuadër të xhiros së 36-të në Premierligë mirëpo duhet një mrekulli për ta fituar kampionatin anglez.
Gabimet e bëra në tre ndeshje radhazi, ndikuan që fitorja e “Reds” me rezultat të thellë 5:2 ndaj Tottenhamit, të ketë një shije të ‘hidhur’.
Liverpooli ishte fantastik në “Anfield”, me Mohamed Salah që shënoi pas asistimit të Gakpos për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij (16’).
Ndërsa, ishte Andrew Robertson që dyfishoi epërsinë me një gol nga afërsia pas një aksioni të shpejtë (45’).
Liverpool vazhdoi me të njëjtin ritëm, ku Gakpo u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi të bukur të Elliott (50’).
Ndërsa, vetë Elliott e vulosi fitoren me një eurogol nga distanca që e la në gjumë portierin mysafir (59’).
Tottenham arriti ta ngushtonte epërsinë, fillimisht me Richarlison që u asistua nga Johnson (72’). Ndërsa, pesë minuta më vonë Heung-min Son shënoi golin e dytë dhe njëkohësisht të fundit në përballje për londinezët (77’).
Liverpool mban vendin e tretë në tabelë me 78 pikë ndërsa Tottenham zë pozitën e pestë me 60 sosh.