Liverpool arrin marrëveshje për transferimin e Mac Allister - NACIONALE

Liverpool arrin marrëveshje për transferimin e Mac Allister

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Brightonit, Alexis Mac Allister këtë verë, sipas raportimeve në Argjentinë.

Trajneri Jurgen Klopp është i interesuar për të përforcuar mesfushën pasi dyshja Naby Keita dhe James Milner do të largohen nga “Anfield” në fundin e sezonit.

Sipas “TyC Sports”, Liverpool ka finalizuar marrëveshjen për të nënshkruar me Allister nga Brightoni në fundin e sezonit.

Raporti shton se Liverpool do të paguajë skuadrën angleze rreth 70 milionë funte për shërbimet e fituesit e Kupës së Botës.

Mac Allister ka qenë ndër lojtarët me paraqitjet më të mirë për skuadrën e Roberto de Zerbit këtë edicion duke shënuar 10 gola në Premierligë.

Duke folur gjatë javës së kaluar, De Zerbi e pranoi se do të humbasin argjentinasin dhe bashkëlojtarin tjetër Moises Caicedo.

Mendoj se mund të jetë shansi për të humbur disa lojtarë të mëdhenj si Caicedo, ndoshta Mac Allister. Nuk e di”.

Por, ne jemi Brightoni dhe e dimë politikën e klubit dhe duhet të jemi gati të gjejmë lojtarë të mirë me karakteristikat e duhura dhe kushtet për klubet e tona”.

Brighton në fakt ka gjetur pasuesin e argjentinasit pasi kanë gjetur marrëveshje për të nënshkruar me Mahmoud Dahoud nga Borussia Dortmundi.

Lajme të ngjashme