Lista e ngushtë për golin më të mirë të vitit, Balotelli në garë me Mbappen
Pasi u publikuar lista e ngushtë për lojtarin më të mirë të vitit, tashmë janë bërë të ditur edhe futbollistët që do të garojnë për golin më të mirë të vitit 2022, apo siç njihet ndryshe me emrin Puskas, në nderë të legjendës, Ferenc Puskas.
Ndër 11 të nominuarit janë edhe Kylian Mbappe, Richarlison e Mario Balotelli për golin më të mirë të shënuar në vitin 2022, me çmimin që do të ndahet në natën e 27 shkurtit së bashku me shpërblimet tjera të ndara nga FIFA.
Ylli i Paris Saint-Germain hyri në listë me golin mbresëlënës të shënuar në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës, për ta atë ndeshje më dramatike në minutat e fundit të saj.
Goli i Mbappes nuk është i vetmi i shënuar në Botëror e që është pjesë e kësaj liste, pasi aty është edhe goli i brazilianit, Richarlison që shënoi një gol shumë të bukur kundër Serbisë në fazën grupore.

Balotelli, Dimitri Payet, Theo Hernandez, Alou Kuol, Francisco Gonzales dhe Marcin Olekssy janë gjithashtu lojtarët që shpresojnë të fitojnë çmimin për golin e vitit, ndërsa krahas tyre nga futbolli i grave, të nominuara janë edhe: Amandine Henry, Salma Paralluelo dhe Alessia Russo.
11 golat më të bukur të vitit 2022
1.) Mario Balotelli vs Goztepe
Sulmuesi italian shënoi një gol shumë të bukur sa ishte pjesë e Adana Demirspor në sezonin që lamë pas ndaj Goztepes, dhe nuk kishte si të mungonte në këtë listë.
Stop what you're doing and watch one of Mario Balotelli's five goals today 😱 pic.twitter.com/AEXTMZQTcd
— GOAL (@goal) May 22, 2022
2.) Amandine Henry vs Barcelona
Lyon fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tetë në majin e vitit të kaluar te gratë. Henry shënoi një gol të jashtëzakonshëm në finalen ndaj Barcelonës që përfundoi me rezultat 3:1 në të mirë të francezëve.
3.) Theo Hernandez vs Atalanta
Anësori i Milanit dhe Francës shënoi një gol të bukur, ku mori topin nga mbrojtja për të depërtuar deri në fund, ku shënoi pastaj golin ndaj Atalantës në Serie A.
A.A.A. CERCASI AGGETTIVO PER QUESTO GOAL F-O-L-L-E 🤯#MilanAtalanta #SerieATIM 💎 @acmilan @TheoHernandez pic.twitter.com/5G3jjUE6OG
— Lega Serie A (@SerieA) May 16, 2022
4.) Alou Kuol vs Irak U23
Kuol hyri në listë me një gol spektakolar, ku shënoi në stilin akrep për Australinë kundër Irakut u23.
5.) Kylian Mbappe vs Argjentina
Goli i minutës së 81-të në finalen e Botërorit i shënuar nga Mbappe shënoi një rikthim të Francës, ku pastaj ndeshja shkoi deri në penallti, por goli i bukur i yllit francez tashmë ka marrë vlerësimin e duhur duke hyrë në mesin e golave më të mirë të vitit.
6.) Francisco Gonzales vs Rosario Central
Goli fantastik me volle i shënuar nga Gonzalez për Cordoban ndaj Rosarios nuk kishte si të mungonte në këtë listë.
7.) Marcin Oleksy vs Stal Rzeszow
Në çmimin Puskas nuk mund të mungojnë edhe golat akrobatikë. Një të tillë e ka shënuar Oleksy për skuadrën Poznan në ndeshjen e personale me aftësi të kufizuara(gjymtyrë të amputuar).
𝐆𝐎𝐋 𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐔 2⃣0⃣2⃣2⃣ ⚽🔝
— Amp Futbol Polska (@AmpFutbolPolska) November 7, 2022
CO ZA STRZAŁ 💪 CO ZA BOMBA 🔥
Trafienie Marcina Oleksego z ostatniego turnieju możemy oglądać godzinami ❗
To jest właśnie PZU Amp Futbol Ekstraklasa 🏆 pic.twitter.com/P65gUCeoJT
8.) Salma Paralluelo vs Barcelona
Një tjetër grua në listën për golin më të mirë, dhe sërish gol kundër Barcelonës, por kësaj radhe nga futbollistja e Villarreal, Paralluelo, e cila shënoi një gol vërtetë të bukur.
9.) Dimitri Payet vs PAOK
Payet nuk ka nevojë për prezantim, pasi golat e francezit çdo herë kanë qenë të një stili të veçantë. Kësaj radhe emri i tij hyri në listën e ngushtë pas golit të bukur të shënuar nga distanca në Ligën e Konferencës për Marseillen kundër PAOK Thessaloniki.
Et si c'était celui-ci, le plus beau but marqué en 2022 😝#UECL | @dimpayet17 | @OM_Officiel pic.twitter.com/UmWEU2n8qx
— L'UEFA 🇫🇷 (@UEFAcom_fr) December 30, 2022
10.) Richarlison vs Serbia
Një nga golat më të bukur të botërorit, ishte ai i sulmuesit të Tottanhamit, Richarlison, që ia solli epërsinë Brazilit kundër Serbisë në ndeshjen e fazës së grupeve, me anë të një goli me stilin gërshërë.
Voted by you and only you:
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 23, 2022
🕊🇧🇷 @richarlison97's bicycle kick is one for the books and your 🥇 Hyundai Goal Of The Tournament! #HyundaiGOTT2022 | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/ZADZr56ds9
11.) Alessia Russo vs Suedia
Goli i fundit në listë është i shënuar nga një grua. Russo e Anglisë i shënoi gol të bukur Suedisë, për ta çuar skuadrën e saj në gjysmëfinale të evropianit.
What can you say about that?! 🤯 #BBCFootball #BBCEuros
— BBC Sport (@BBCSport) July 26, 2022

