KATAR 2022 | Franca me përmbysje të jashtëzakonshme, shënon dy herë Mbappe
Kombëtarja e Francës më në fund ka arritur ta ngushtojë epërsinë pas 80 minutave lojë dhe më pas të shënojë edhe golin e dytë.
Ishte sulmuesi Kylian Mbappe që realizoi nga pika e bardhë pas një faulli brenda zonës (80') - VIDEO.
Kurse vetëm në aksionin tjetër, Kinglsay Coman asistoi për mrekulli te Mbappe, i cili me një goditje vollej realizoi brenda zonës së Argjentinës.