Lionel Messi shijon edhe një “fitore”, tejkalon Cristiano Ronaldon për foton më të pëlqyer në "Instagram"
Lionel Messi ka shijuar edhe një fitore të vogël duke tejkaluar Cristiano Ronaldon për foton më të pëlqyer në Instagram për një atlet duke ndjekur triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës të dielën.
Pasi fitoi Kupën e Botës pas penalltive ndaj Francës, ylli i PSG-së postoi 10 foto në "Instagram" duke festuar në Katar.
Brenda 17 orëve sa e publikoi, fotoja e Messit mori plot 46 milionë pëlqime. Ai shtoi gjithashtu mbishkrimin "Kampion i botës. E kam ëndërruar shumë herë, e doja shumë dhe ende nuk mund ta besoj".
"Merita i takon grupit që është mbi cdo individualitet, është fuqia e të gjithëve që luftonin për ëndrrën e njëjtë".
Kjo tejkaloi edhe foton e Ronaldos në muajin e kaluar që ishte një reklamë e Louis Vuitton ku shihen portugezi dhe Messi duke luajtur shah, që kishte marrë 41.9 milionë pëlqime.
Ronaldo vazhdon të jetë personi më i ndjekur në Instagram, me plot 519 milionë ndjekës. Muajin e kaluar ai u bë personi i parë në botë që ka 500 milionë ndjekës në rrjetet sociale.
Portugezi sa i përket ndjekësve qëndron larg Messit, që renditet i dyti me 399 milionë ndjekës - këta dy janë atletët e vetëm brenda top 10.
Kylia Jenner, Selena Gomez, Dëayne Johnson, Ariana Grande, Kim Kardashian, Beyonce, Khloe Kardashian dhe Justin Bibier e kompletojnë këtë top 10she.
Fotoja e Messit tani është e dyta në "Instagram", ku rekordi vazhdon të mbahet nga Chris Godfrey, i cili në janarin e vitit 2019 postoi foton e një veze.
Ajo foto mori 56.1 milionë pëlqime, që theu tëra rekordet atë kohë përfshirë atë të Kylie Jenner me 18.6 milionë pëlqime.