Lionel Messi lojtari më i rrezikshëm në Evropë, para Haalandit dhe Mbappes - NACIONALE

Lionel Messi lojtari më i rrezikshëm në Evropë, para Haalandit dhe Mbappes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi është duke e shijuar kohën më të mirë në Paris Saint-Germain që prej se iu bashkua atij verën e kaluar dhe statistikat thonë se ai është lojtari më i rrezikshëm në top pesë ligat evropiane, para yllit të Manchester City Erling Haalandit dhe bashkëlojtarit Kylian Mbappes.

Pas një sezoni debutues nën standardin e tij të zakonshëm, Leo Messi është më në fund duke e treguar vlerën e tij për kampionin francez.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është duke e përjetuar një fillim mbizotërues të sezonit 2022/23, me gola dhe asiste të shumta, dhe është njëri prej shtyllave kryesore të ekipit të vet.

Sipas OPTA-s, kompanisë për statistika sportive, Messi ka statistika më të mira se çdo lojtarë tjetër në Evropë, përfshirë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Statistikat e zakonshme të Messit

Messi i ka shënuar 10 gola dhe i ka dhuruar 8 asiste për PSG-në dhe Argjentinën. Ai duket më i rehatshëm në fushë dhe kjo shihet jo vetëm nga statistikat e tij, por edhe nga paraqitjet e PSG-së.

Me ardhjen e trajnerit të ri Christophe Galtier, stili i lojës është më shumë i përqendruar në lojë ekipore, që i përshtatet lojës së Messit.

Sipas Opta-s, Messi prodhon hiç më pak se 5.25 situata të rrezikshme për ndeshje, kjo përfshirë, gola, asiste, pasime dhe driblime që kanë ndikim të drejtpërdrejt në rezultatin e ekipit të tij.

Në këtë rast, argjentinasi i tejkalon lojtarët kryesorë në Evropë.

Edhe pse në parim Haaland është ylli i këtij sezoni deri tani me 17 gola dhe tri asiste, ndikimi i tij jashtë shënimit të golave është tejet i vogël në lojën e Manchester City.

Një aspekt të cilin vetë trajneri i tij Pep Guardiola ka thënë se norvegjezi duhet ta përmirësojë.

Në moshën 35-vjeçare Messi po vazhdon të dëshmojë se ka mjaftueshëm energji të mbetur për të vijuar të mahnitë me futbollin e tij.

Megjithëse nuk do të jetë golashënuesi më i mirë këtë sezon, ndikimi i tij në paraqitjet e skuadrës mund të jetë shumë dobishme për PSG-në dhe veçanërisht Argjentinën në Kupën e Botës 2022 në fund të këtij viti.

Lajme të ngjashme