Guardiola pas het-trikut të Haalandit: Erling ka nevojë për ndihmën e ekipit, Messi shënon vetë - NACIONALE

Guardiola pas het-trikut të Haalandit: Erling ka nevojë për ndihmën e ekipit, Messi shënon vetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shpjeguar se Erling Haaland nuk e ka arritur nivelin e Lionel Messi, me gjithë formën e jashtëzakonshme që është duke e treguar këtë sezon nën urdhrat e tij në Etihad.

Haaland e vazhdoi fillimin mahnitës të karrierës në Premierligë duke shënuar het-trik në fitoren shkatërruese të Cityt 6:3 kundër Manchester Unitedit në derbin e qytetit të dielën në Etihad.

Ky ishte he-triku i tretë radhazi në ndeshjet si vendas i Haalandit, që është rekord në Premierligë.

Haalandi i ka shënuar 14 gola në tetë ndeshjet e para në Premierligë, dyfishin e Harry Kane i cili është i dyti në listën e golashënuesve më të mirë. Po ashtu, het-triku i djeshëm nënkupton se Haalandi i ka shënuar 17 gola dhe i ka dhuruar tri asiste në 11 ndeshje për kampionin anglez.

Pas ndeshjes, Guardiola u pyet nëse sheh ngjashmëri mes Haalandit dhe Messit, pas golave të shpeshtë të norvegjezit.

Guardiola – i cili e ka stërvitur Messit gjatë kohës kur e udhëhoqi Barcelonën shumë vite më parë – tha: “Dallimi është se, mbase Erling ka nevojë për të gjithë shokët e ekipit të punojnë për të, por kur mbërrin (në zonë) ai është i jashtëzakonshëm”.

“Messi kishte aftësi ta bënte këtë vetë”, shpjegoi Guardiola.

Guardiola nuk e ka mbajtur të fshehtë mendimin se Messi, i cili gëzoi sukses shumë të madh nën urdhrat e tij në Barcelonë nga viti 2008 deri në vitin 2012, është në një nivel tjetër plotësisht dhe futbollisti më i mirë në historinë e sportit.

Dhe megjithëse po punon me Haalandin tash e disa muaj dhe po e sheh nga afër madhështinë e norvegjezit, Guardiola ende beson se Messi është në një nivel më lart së të gjithë për shkak të aftësive të rralla dhe jashtëzakonshme për t’i fituar ndeshjet i vetëm.

Messi po e kalon një fillim shumë të mirë të sezonit në Paris Saint-Germain, pasi ai debutues ishte nën standardin e tij, dhe duket sikur e ka rigjetur formën më të mirë me shtatë golat dhe tetë asistet e tij në 12 ndeshje deri tani këtë edicion.

Lajme të ngjashme