Lionel Messi i pandalshëm në Amerikë: Dhuron një që do t'iu lërë pamend - NACIONALE

Lionel Messi i pandalshëm në Amerikë: Dhuron një që do t'iu lërë pamend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas Lionel Messi është duke vazhduar të shkëlqejë te Inter Miami në MLS.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mahniti të gjithë tifozët me një pasim të jashtëzakonshëm para se të shënojë golin e parë në ndeshjen ndaj Neë York Red Bulls.

Messi me një pasim të rrallë disi e gjeti talentin Benjamin Cremaschi, i cili ia ktheu dhe argjentinasi pastaj lehtësisht e dërgoi brenda rrjetës.

Për më shumë shikoni momentin:

Inter Miami renditet në pozitën e 11-të me 29 pikë ndërsa duhet të hyë në top 9 për t’u kualifikuar në play-off.

Përndryshe, Messi ndihmoi Inter Miamin ta fitojë Kupën e Amerikës dhe janë kualifikuar në finalen e “Open Cup”.

Lajme të ngjashme