Lionel Messi dhe Luka Modric nderojnë Sergio Busquets pasi njoftoi largimin nga Barcelona
Dy futbollistët Lionel Messi dhe Luka Modrica kanë dërguar nga një mesazh për mesfushorin Sergio Busquets, pasi spanjolli njoftoi largimin nga Barcelona.
Busquets të mërkurën konfirmoi se ky sezon është i fundit pas 18 viteve në fanellën katalunase pasi dëshiron një sfidë të re para se t’i varë këpucët.
Pas këtij vendimi, në rrjetet sociale kanë reaguar dyshja Lionel Messi, ish bashkëlojtari dhe Luka Modric, kundërshtari te rivali direkt Real Madrid.
Argjentinasi iu uroi suksese Busquetsit si në fushë edhe jashtë saj duke kujtuar momentet e mira që kaluan se bashku.
"Në fushë gjithnjë një 5, por në realitet si lojtar dhe person ti je një 10sh, Busi. Të uroj më të mirat në fazën e re dhe gjithmonë, për ty dhe familjen tende".
"Faleminderit për të gjitha brenda dhe jashtë fushës, ishin shumë momente që kaluam se bashku, plot të mira dhe disa të komplikuara... Ato do të qëndrojnë përgjithmonë! Përqafim i madh", shkroi ai në "Instagram".
Ndërkohë, një ‘lamtumirë’ ia dha edhe Modric, i cili është përballur shumë herë me Busquetsin në fushë duke e vlerësuar si një ndër kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur.
“Një ndër mesfushorët më të mirë që kam luajtur ndonjëherë kundër. Ishte kënaqësi", shkroi kroati.
Skuadrat amerikane janë duke bërë çmos për ta bindur Busquetsin, por që e ardhmja e spanjollit pritet të jetë në Arabinë Saudite, mirëpo ende s’dihet nëse te Al Nassr apo Al-Hilal.
Uno de los mejores centrocampistas contra los que he jugado. Ha sido un placer. 🤝🤝 @5sergiob pic.twitter.com/0DgKB33t3c
— Luka Modrić (@lukamodric10) May 10, 2023
