“Lini të gjithë 5 euro sepse na duhen për të blerë lojtarë”: Presidenti i Interit ironizon në mbrëmjen e fundvitit
Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka qenë protagonisti i mbrëmjes të fundvitit. Në darkën ku ishin të pranishëm drejtuesit e klubit ai edhe ironizoi në lidhje me afatin kalimtar të janarit.
Ka disa muaj që raportohet se Zhang është duke vlerësuar ofertat nga jashtë për ta shitur klubin. Një histori që përsëritet vazhdimisht, por mbeten vetëm zëra që qarkullojnë në medie, sepse ai vijon të jetë në pronësi të klubit.
Mbrëmja e fundvitit që bashkoi drejtuesit e klubit u karakterizua me një ambient miqësor dhe me një humor të mirë nga të gjithë. Presidenti kinez nuk harroi që t’i thumbonte edhe drejtuesit e klubit pak ditë para fillimit të afatit kalimtar dimëror.
“Jua rikujtoj të gjithë juve që t’i lini 5 euro kur të dilne, sepse kështu ia jap Piero (Ausilios) për afatin kalimtar të janarit”, tha ai mes të qeshurave.
Zhang che chiede agli invitati di lasciare 5 euro all’uscita per il mercato invernale
— CARNESECCHI (@pasquale_caos) December 21, 2022
Fortunatamente non escono mai i video di ADL alla cena di Natale pic.twitter.com/gm62lKWZU8
Përgjigja e drejtorit të Interit ishte po ashtu në formë ironike: “Je këtu qe shtatë vjet dhe akoma nuk flet italisht. Fol italisht!”

Të pranishmit u argëtuan me të qeshura të mëdha pas një komunikimi të tillë mes drejtuesve të klubit. Sido që të jetë, nuk dihet nëse një klimë kaq e hareshme do të jetë edhe në muajin janar, kur Interi do të mundohet që ta bëjë ndonjë lëvizje në tregun e lojtarëve.
Interi synon fitimin e trofeve
Drejtuesit e Interit urojnë që viti i ri kalendarik 2023 të jetë frytdhënës për ta. Akoma dhemb shumë titulli i vitit të kaluar për mënyrën se si u humb.
Ndonëse Napoli ka krijuar një epërsi solide prej 11 pikëve, skuadra milanezë nuk e ka ndër mend të dorëzohet. Liga e Kampionëve dhe Serie A mbeten dy synimet kyçe të “zikaltërve”, pa harruar edhe Kupën e Italisë, rrugëtimi i të cilës për ta fillon më 10 janar, me sfidën ndaj Parmas në “San Siro”.

Skuadra e drejtuar nga Inzaghi ka edhe dy miqësore në program deri në fillimin e fazës së dytë të kampionatit. Sfida e parë pas pushimit dimëror dhe nga Kupa e Botës do të jetë më 4 janar ndaj Napolit.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për nënkampionin e Italisë që ta ngushtojë epërsinë ndaj skuadrës së drejtuar nga Spalletti.
Gjithsesi, synimi i Interit është që të vazhdojë të bëjë paraqitje të mira edhe në Ligën e Kampionëve. Pas një faze të grupeve të kënaqshme, ku arriti ta eliminojë Barcelonën, edhe fati i buzëqeshi në fazën e eliminimit direkt.

Interi do të luajë kundër Portos në 1/8 e finales. Ndeshja e parë do të luhet në “San Siro” më 22 shkurt, kurse ajo e kthimit më 14 mars në kryeqytetin portugez.
Kështu drejtuesit e klubit do të mundohen të bëjnë të pamundurën që skuadrës t’ia shtojnë ndonjë cilësi edhe në afatin kalimtar të janarit, për të qenë sa më gati për kompeticionin më të madh në nivel klubesh.

