Klubet e Serie A-së në borxhe të mëdha tatimore
Afati i fundit për t’i paguar qeverisë italiane borxhin tatimor prej 500 milionë eurosh kalon nesër për skuadrat e Serie A-së, dhe disa nga skuadrat janë në vështirësi përkundër ndihmës së vazhdueshme nga qeveria italiane.
Gazeta italiane, La Repubblica tregon në detaje se si qeveria e shtetit ka miratuar Ligjin për Buxhet, që ka lejuar që një pjesë e këtyre parave të paguhet deri në vitin 2027, duke i lejuar klubet të shpërndajnë pagesat në 60 këste, në vend të një shume të vetme.
Për të shmangur hetimet, klubet e Serisë A do të duhet të paguajnë 3% të, të gjithë shumës deri më 31 dhjetor, plus tre këstet e para dhe të gjitha borxhet e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore. I vetmi klub që ka paguar tashmë muaj pas muaji është Cremonese, Fiorentina ka zgjidhur gjithçka dhe Lecce ka lënë mënjanë shumën e duhur, rreth 8.2 milionë euro.

Skuadrat tjera nga Serie A do të jenë në vështirësi të mëdha, pavarësisht masave ndihmëse. Gjatë zbatimit të planit me këste, ata duhet të jenë në gjendje të paguajnë menjëherë një të katërtën e shumës, apo 120 milionë euro.
Të paktën katër apo pesë klube siç mësojnë mediat lokale, nuk kanë ndarë asnjë euro dhe skuadrat që janë në vështirësi më të mëdha, janë Sampdoria dhe Hellas Verona.
Një ndihmë tjetër nga qeveria mund të vijë për klubet, pasi po shqyrtohet lejimi i përdorimit të sponsorizimit nga kompanitë e basteve.
#SerieA, debiti per 500 milioni: il Governo salva i club, che possono fare mercato. E gli aiuti non finiscono qui https://t.co/28XIs8DRhY
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 21, 2022
Katër vite më parë, Luigi Di Maio, e ndaloi këtë, por në vitin 2019 sponsorët e basteve u garantonin rreth 50 milionë euro të ardhura në sezon.
Po flitet edhe për një fond sporti, me një taksë për mbledhjen e basteve, me FIGC që kërkon 1%. Çdo vit bastet fitojnë rreth 11,8 miliardë euro, me të ardhura prej 303 milionë eurosh, që do t’i jepnin futbollit 100 milionë tjera.

