Liga e Konferencës: Lille e mposht me rezultat të thellë Sturm Grazin, Edon Zhegrova vazhdon të mahnitë - NACIONALE

Liga e Konferencës: Lille e mposht me rezultat të thellë Sturm Grazin, Edon Zhegrova vazhdon të mahnitë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, po kalon momentet të mira të karrierës në skuadrën e tij Lille këtë sezon.

24-vjeçari është bërë pjesë kyçe e skuadrës franceze, dhe po shënon vazhdimisht gola fantastik, të cilët e kanë ndihmuar skuadrën të bëjë mirë këtë sezon, ku po luftojnë në dy fronte.

Lille u përball me Sturm Graz të Austrisë në udhëtim, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Zhvillohej minuta e 28-të kur pas një aksioni të bukur, Bouaddi gjeti mirë në zonë Jonathan David, i cili shënoi për 1:0.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa Lille shënoi edhe dy të tjerë në pjesën e dytë.

Ishte përsëri sulmuesi kanadez, që shënoi, kësaj radhe për 2:0 në minutën e 51-të.

Për rezultatin përfundimtar shënoi 24-vjeçari kosovar, i cili realizoi gol fantastik për 3:0 nga një kënd tejet i vështirë.

Lille tashmë është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Konferencës, me ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Francë.

Zhegrova që po vazhdon të mahnitë, ka çuar në 11 numrin e kontributeve në gola dhe asiste për skuadrën e tij në elitën franceze dhe në gara evropiane.

Lajme të ngjashme