Liga e Kampionëve vazhdon me nëntë ndeshje tjera, vëmendja te përballja Juventus - Manchester City
Liga e Kampionëve sot vazhdon me nëntë ndeshje të tjera të xhiros së gjashtë, ku vëmendja kryesore është te takimi Juventus - Manchester City, ndërsa përballje interesante do të jetë edhe ajo mes Dortmundit e Barcelonës.
Liverpooli arriti ta mbajë veten si skuadra e vetme pa humbje në Ligë të Kampionëve në gjashtë javët e para, pasi Interi dhe Atalanta pësuan humbje dje.
Sot, nata në Ligën e Kampionëve fillon me dy ndeshjet e orarit 18:45, ku përballen Atletico Madrid - Slovan Bratislava dhe Lille - Sturm Graz.
Ndërsa në orarin kryesor dy ndeshjet kryesore janë Dortmund - Barcelona dhe Juventus - Manchester City.
Si Dortmundi, ashtu edhe Barcelona, janë pjesë e TOP 8 të Fazës së Ligës dhe kanë grumbulluar nga 12 pikë. Cilado skuadër të fitojë mund ta rrëmbejë vendin e dytë.
Ndërsa Juventus e Manchester City, që përballen mes vete, nuk e kanë nisur aspak mirë dhe mbajnë pozitat 22 dhe 20, respektivisht.
Fitorja është e domosdosshme, nëse dëshirojnë të ndjekin një vend për TOP 8, pasi janë në zonën play-off.
Përballjet tjera të natës
Milan - Red Star Belgrade;
Arsenal - Monaco;
Benfica - Bologna;
Feyenoord - Sparta e Pragës;
Stuttgart - Young Boys.
Renditja momentale në Ligë të Kampionëve
