Liga e Kampionëve: Mbyllën pjesët e para, pa gola në San Siro mes Interit e Atletico Madridit, Dortmund në epërsi ndaj PSV-së - NACIONALE

Liga e Kampionëve: Mbyllën pjesët e para, pa gola në San Siro mes Interit e Atletico Madridit, Dortmund në epërsi ndaj PSV-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku në San Siro përballja mes Interit e Atletico Madridit vazhdon të jetë pa gola, ndërsa Dortmund është duke fituar 1:0 ndaj PSV-së.

Në ndeshjen kryesore të mbrëmjes, Interi ka treguar diçka më shumë se Atletico, duke arritur të dalë rrezikshëm disa herë përpara, me dy goditje në drejtim në portës deri më tani, në anën tjetër Atletico Madrid nuk ka arritur asnjëherë të rrezikojë portën e Yann Sommer.

Lautaro Martinez pati dy raste të mira shënimi, njërën u prit nga Oblak, e një tjetër që nuk e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, me goditjen që u bllokua nga Koke.

Interi do ta kërkojë fitoren në përballjen e parë, pasi dihet që ndeshja e kthimit zhvillohet në Madrid të Spanjës.

Në ndeshjen tjetër mes PSV-së dhe Dortmundit që po zhvillohet në të njëjtën kohë, gjermanë e kanë mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 24-të nga Donyell Malen, i cili u asistua nga Marcel Sabitzer.

Kjo për gjermanët është një avantazh i madh, duke ditur që sot janë në cilësinë e mysafirit.

Lajme të ngjashme