Liga e Evropës: Short i lehtë për Liverpoolin e Milanin, Romën e pret punë e vështirë ndaj Brightonit - NACIONALE

Liga e Evropës: Short i lehtë për Liverpoolin e Milanin, Romën e pret punë e vështirë ndaj Brightonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje përfundoi faza e play-offit të Ligës së Evropës, ku tetë skuadra morën biletën për në 1/8 e finales, ku prisnin tetë vendet e para të grupeve. Ndërsa sot është hedhur shorti, ku janë mësuar përballjet mes 16 skuadrave më të mira në kompeticionin evropian të dytë nga rëndësia.

Formati i ri i garave evropiane tash e dy vite thotë se fituesit e grupeve shkojnë direkt në 1/8 e finales (Ligë të Evropës dhe Ligë të Konferencës), ndërsa vendet e dyta përballen në play-off me vendet e treta të Ligës së Kampionëve, për tetë vendet e tjera.

Milani eliminoi Rennesin dje, ndërsa Roma me shumë vështirësi pas penalltive fitoi ndaj Feyenoord.

Në Nyon të Zvicrës, skuadra si Liverpooli, Milani, Bayer Leverkuseni e Roma, mësuan kundërshtarët.

Skuadra e Jurgen Klopp do të ketë punë me Sparta Praguen, Milani përballet me Slavia Praguen, Bayer Leverkusen me Qarabag, ndëra punën më të vështirë e ka Roma që luan ndaj Brightonit.

Çiftet e plota nga shorti:

Sparta Prague - Liverpool;

Marseille - Villarreal;

Roma - Brighton;

Benfica - Rangers;

Freiburg - West Ham;

Sporting - Atalanta;

Milan - Slavia Pragu;

Qarabag - Bayer Leverkusen.

Image

Përballjet e para të 1/8 së finales zhvillohen më 7 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 mars, ku mësohen çerekfinalistët, me shortin që pason më 15 mars.

Lajme të ngjashme