Lewa: S’na frikëson Mbappe, e mbështes Dortmundin ndaj Realit
Sulmuesi i Barcelonës Robert Lewandowski thotë se askush s’i frikësohet ardhjes së Kylian Mbappes te Real Madridi, derisa do ta mbështet Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Polaku ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin spanjoll “Marca”, ku ka diskutuar edhe sezonin jo të mirë që kaloi Barcelona.
“E dimë se gjërat mund dhe duhet të ishin më mirë, por kam ndjenjën se duke nisur nga sezoni i ri është një aventurë tjetër. Çdo gjë këtë sezon ka përfunduar edhe pse Evropiani mbetet”.
“Shpresoj të luftojmë për La Ligan. Këtë sezon Real Madridi nuk lëshoi pikë, edhe kur nuk luajtën mirë. Humbën vetëm një ndeshje, barazuan në pesë ose gjasë. Sidoqoftë, fituan shumë ndeshje duke shënuar në fund. Nëse dëshiron ta fitosh la Ligan, duhet të fitosh ndeshjet kur s’je i mirë. Këtë vit, nuk humbën pikë edhe kur luajtën shumë keq, është eksperiencë tek e cila duhet të mësojmë: pra të fitojmë ndeshje edhe kur nuk jemi në ditën më të mirë”.
“Finalja Real – Dortmund? Po, do ta mbështes Dortmundin. Mund ta imagjinoj sepse kam luajtur një finale në Wembley, më kujtohet rruga, atmosfera... Për Reus do të jetë ndeshja finale, që mund të jetë legjendare. Për Dortmundin është finalja e dytë, edhe pse përballen me Real Madridin, që gjithmonë është Real Madrid, disa gjëra që nuk ndodhin kurrë, ndodhin. E mbështes Dortmundin sigurisht”.
“Reali me Mbappen? S’është zyrtare, por të gjitha rrugët e drejtojnë te Reali. Nuk i frikësohemi, sigurisht është lojtar i shkëlqyer dhe nëse shkon do ta bëjë skuadrën edhe më të fortë”.
“Por, mentaliteti ynë është se pavarësisht lojtarëve të mirë që kanë, nëse jemi skuadër mund t’i mposhtim. Duhet të jemi gati nga ndeshja e parë sepse Real Madridit sigurisht do t’i duhet kohë, nuk do të luajnë mirë në fillim dhe lëshojnë pikë prandaj duhet ta marrim avantazhin. Jo që t’i kapim, por të jemi para tyre”.