Leroy Sane e refuzon Barcelonën
Sulmuesi i Bayern Munichut Leroy Sane thuhet se e ka refuzuar shansin që t’i bashkohet Barcelonës.
Katalunasit po synojnë të përforcohen në afatin kalimtar veror, ku pritet të largojnë disa lojtarë dhe shpresojnë të nënshkruajnë me disa yje pavarësisht probleme financiare.
Ndër të pëlqyerit e Barcelonës është edhe Sane, të cilit i skadon kontrata më 2025 dhe kontratat për rinovim me Bayernin kanë ngecur.
Gjermani dëshiron të mbetet në “Allianz Arena” por klubi deri më tani ende nuk ka nisur diskutimet për t’ia rinovuar kontratën.
Sipas “Diario Sport”, Barcelona ka kontaktuar Sanen për ta njoftuar se kanë interesim dhe nëse nuk rinovon kontratën do të tentojnë ta transferojnë në verë.
Megjithatë, Sane është bërë vetëm lojtari më i fundit që i ka kthyer përgjigje negative katalunasve pasi preferon të presë ndonjë lëvizje nga Bayerni.
Barcelona ndërkohë ka vendosur të mos e blejë Joao Feixin pavarësisht që ka impresionuar disa herë që kur iu bashkua nga Atletico Madrid.
Skuadra spanjolle preferon ta mbajë vetëm Joao Cancelon, andaj Felix do të kthehet sërish te Atletico Madrid dhe kjo është bërë e ditur meqenëse portugezi ka mbetur në stol që disa ndeshje.