L’Equipe: PSG iu përgjigj Kylian Mbappes me ton shumë fyes, i dhanë ultimatum deri më 31 korrik
Paris Saint-Germain i është përgjigjur me ton shumë fyes sulmuesit Kylian Mbappe pasi lojtari e njoftoi klubin që nuk do ta rinovojë kontratën.
Javë më parë, Mbappe i dërgoi një letër PSG-së duke e njoftuar se do të qëndrojë edhe edicionin tjetër, por pastaj nuk do ta aktivizojë klauzolën e rinovimit të kontratës.
Kjo gjë e befasoi klubin parisien, që u ndjenë të fyer dhe vendosen t’i japin dy opsione Mbappes, pra të rinovojë kontratën ose do të shitet këtë verë.
Siç raporton “L’Equipe”, PSG i është përgjigjur letrës së Mbappes me një ton shumë fyes duke pretenduar se letra e lojtarit u bë publike për ta dëmtuar imazhin e klubit.
Le Paris Saint-Germain a fait le choix de répondre officiellement à la lettre envoyée par Kylian Mbappé le mois dernier, par une autre lettrehttps://t.co/pTg1qfrqJB pic.twitter.com/kXZWBBYa5j
— L'ÉQUIPE (@lequipe) July 6, 2023
“Nëse e ka ndryshuar mendjen, nuk është problem, por duhet të ishte private dhe mund ta rregullonim brenda, mes nesh këtë verë”, raportohet që PSG-ja i ka thënë Mbappes.
Në këtë letër, PSG gjithashtu i tregoi Mbappes se tani ka ultimatum deri më 31 korrik për të vendosur përfundimisht nëse do të qëndrojë në “Parkun e Princave” apo të largohet këtë verë.
Edhe presidenti i klubit Nasser Al-Khealifi dje në prezantimin e Luis Enriques njoftoi se ka mbetur i zhgënjyer nga Mbappe dhe ai ka 2 javë kohë për të rinovuar ose do të shitet.
Real Madrid mbetet destinacioni favorit në rast që Mbappe nuk rinovon, me Liverpoolin si opsion i mundshëm gjithashtu.