L’Equipe e gozhdon Kylian Mbappen me notën 4 nga 10, pasi francezi s’arriti të shënojë në portën boshe - NACIONALE

L’Equipe e gozhdon Kylian Mbappen me notën 4 nga 10, pasi francezi s’arriti të shënojë në portën boshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe është kritikuar për paraqitje shumë të dobët në barazimin e Paris Saint-Germainit 1:1 me Monacon të dielën në Ligue 1.

Sulmuesi francez kishte mundësi të shkëlqyer për ta barazuar rezultatin e ndeshjes kur PSG-ja po humbiste 1:0 në pjesën e parë, duke e ditur shtyllën pavarësisht se portën e kishte boshe nga gjashtë metra largësi.

Gazeta e përditshme franceze, L’Equipe ishte e shpejtë për ta gozhduar sulmuesin, duke i dhënë notën 4 nga 10.

“Lojtar i kalibrit kaq të madh duhet ta shënojë të paktën një gol”, shkroi L’Equipe për Mbappen.

As portieri i PSG-së Gianluigi Donnarumma nuk mundi t’i besojë syve pas dështimit të Mbappes për të shënuar nga ajo pozitë.

Por as pjesa tjetër e skuadrës nuk mori nota aq më të mira, pasi vetëm Neymari, Nuno Mendesi dhe Marco Verratti u vlerësuar me notën mbi pesë.

Blerja e re mesfushori Renato Sanches mori notën më të dobët nga vlerësimi i gazetës franceze, 3 nga 10.

Barazimi i djeshëm vjen befasisht për PSG-në, e cila vetëm një javë më parë e shkatërroi plotësisht Lillen duke e mundur 7:1, falë golave nga Neymar, Mbappe e Lionel Messi.

Në atë ndeshje, L’Equipe i dha notën mallkuese portierit të Lille Leo Dubois, 1 nga 10. Treshja sulmuese e PSG-së u vlerësua me notën 9 nga 10 secili, pasi gazeta franceze vështirë që vlerëson ndonjëri me ndotën 10.

Pavarësisht barazimit të dielën, PSG-ja mbetet lidere e Ligue 1 me një goldallim mahnitës prej 14 golave pas vetëm katër ndeshjeve të para.

Kampioni francez do të shpresojë ta rikthehet në binarët e fitores në ndeshjen e radhës kundër Nantes të shtunën.

Lajme të ngjashme