Leo Messi shpjegon pse Kylian Mbappe është “bishë” dhe si ai u bë ndër më të mirët në botë - NACIONALE

Leo Messi shpjegon pse Kylian Mbappe është “bishë” dhe si ai u bë ndër më të mirët në botë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi e ka përshkruar Kylian Mbappen si bishë dhe lojtar të kompletuar, duke thënë se ai do është rrugës për ta arritur kulmin.

Mbappe, fitues i Kupës së Botës 2018 me Francën, është tashmë sulmues i klasit botëror me një rekord mahnitës golash, 181 në 226 paraqitje për kampionin francez Paris Saint-Germain, që e bëjnë atë njëri prej më të mirëve në futboll.

Ai, megjithatë, është vetëm 23 vjeç dhe bashkëlojtari i tij Messi beson se ende nuk e kemi parë të tërën nga talenti i rrallë i Mbappes.

Messi, që po luan në sezonin e dytë përkrah Mbappes, beson se francezi do të mbetet në historinë e futbollit si njëri ndër më të mirët.

“Kylian është lojtar ndryshe, një bishë shumë e fortë një kundër një, i cili futet nëpër hapësira, shumë i shpejtë, dhe që shënon shumë gola. Ai është lojtar i kompletuar dhe këtë e ka shëmuar ndër vite. Në vitet në vazhdim ai do të jetë në mesin e më të mirëve”, tha Messi për TUDN.

Messi goli edhe për marrëdhëniet miqësore me superyllin brazilian të PSG-së, Neymar, me të cilin ka luajtur së bashku edhe në Barcelonë.

“Unë dhe Neymar e njohim njëri-tjetrin përmendesh. Ne shijuam shumë kohë së bashku në Barcelonë. Do të kisha dashur të kalonim më shumë kohë së bashku në Barcelonë, por jeta nga bashkoi sërish në Paris, ne jemi të lumtur që jemi së bashku, më pëlqen të luaj përkrah tij, të jem me të në baza ditore”, shpjegoi Messi.

Messi i ka shënuar gjashtë gola në këtë fillim sezon në të gjitha garat për Paris Saint-Germainin, por çfarë mahnit më shumë është shërbimi i tij për dyshen Neymar-Mbappe.

Superylli argjentinas iu ka asistuar të dyve së bashku tetë herë.

Lajme të ngjashme