Henry: Mbappe nuk ka nevojë ta dëshmojë veten para askujt
Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, i ka dalë në mbrojtje yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, pas disa episodeve jo të mira në fushë në ndeshjen ndaj Montepellier, duke thënë se ai tashmë është i dëshmuar në futbollin botëror dhe nuk ka pse të dëshmohet më.
Mbappe ishte një nga golashënuesit në ndeshjen e të shtunës në mbrëmje, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 5:2 në të mirë të kryeqytetasve në Parkun e Princave.
Pavarësisht se fituesi i Kupës së Botës me Francën, shënoi një gol në pjesën e dytë, ai humbi një penallti gjatë pjesës së parë, ndërsa në një rast u pa duke kthyer shpinën pasi Vitinha nuk ia pasoi topin por zgjodhi të luante me Messin, përgjatë një sulmi premtues.
Çfarë thotë Henry për Mbappen?
Ish-lojtari i Francës dhe Arsenalit, ofroi përkrahjen e tij për Mbappen pas atij incidenti të vogël, duke thënë se në PSG ka gjithmonë një problem.

“Është vendi i tij. Ai sigurisht që duhet të tregojë nivelin e tij më të mirë, siç e ka treguar qysh në fillimet e tij. Por ai nuk ka asgjë për t‘i dëshmuar askujt”, tha Henry për Amazon Prime Video.
“Trajneri duhet të gjejë mënyrën të luajë me të tre [Messi, Neymar, Mbappe] dhe t’i bëjë të lumtur... i uroj fat.
Në PSG, gjithmonë ka një debat, një problem. Ata fituan 5:2 dhe tani po flasin për Mbappen. Vitin e kaluar, ishte Neymar dhe gjithmonë do të ketë këso situata aty”, tha për fund Henry.
Çfarë në vazhdim për Mbappen dhe PSG-në?
Kylian Mbappe u kthye në formacionin titullar për Paris Saint-Germain kundër Montpellier, pasi në ndeshjen e parë ishte ulur në bankën rezervë në ndeshjen hapëse ndaj Clermont, pas disa dhimbjeve te proponi siç thuhet në gjuhën sportive.
PSG players have a lot of love for Kylian Mbappe 🥰 pic.twitter.com/6OGez6oOU4
— GOAL (@goal) August 13, 2022
23-vjeçari është dominuar për Topin e Artë 2022 pasi ka shënuar 39 gola në 46 paraqitje në sezonin që kaloi, ndërsa tani synon në një paraqitje më të mirë në ndeshjen e ardhshme që PSG e zhvillon kundër Lilles në udhëtim më 21 gusht.
Skuadra e Christophe Galtier pastaj do të përballet me Monacon në ndeshjen e fundit për muajin gusht, para se ta hapë muajin shtator kundër Toulouses.


