Trajneri i PSG-së: Të gjithë e duan Messin - NACIONALE

Trajneri i PSG-së: Të gjithë e duan Messin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, lavdëroi Lionel Meesin pasi u pyet se si ndihej që po menaxhonte ikonën e Argjentinës. Francezi tha se nuk u çuditet se sa i mirë është ai e gjithashtu tha se të gjithë e duan një lojtar të tillë.

Galtier mori detyrën si trajner i kampionit francez në këtë verë, duke zëvendësuar bashkatdhetarin e Messit, Mauricio Pochettinon.

Në sezonin e kaluar trajneri francez udhëhiqte skuadrën e Nices, kundërshtare e sulmuesit argjentinas, por tani do të punojnë së bashku dhe Galtier u shfaq i entuziazmuar që do punojë nga afër me të.

Çfarë tha Galtier për Messin?

“Nuk mund të habitem[ se sa i mirë është ai] sepse kur ke një rekord të tillë, aq shumë ndeshje të luajtura, shumë trofe, kjo ndodh sepse jeni një lojtar i madh profesional.

Ai tashmë e ka konfirmuar se është i tillë. Leo bënë të gjitha stërvitjet, është i përfshirë, qesh, ndërron partnerët, ai thjesht është një inspirim për lojtarët tanë dhe unë po shijoj cdo moment që po e shoh atë në fushë.

Ai ka fituar cdo gjë të mundshme, përvec Kupës së Botës, por në nivelin e klubeve ka fituar gjithçka. Ai ka fituar shumë trofe individual por ai nuk është shumë nga këto. Mendoj se ai është i lumtur, dhe kur Leo qesh e gjithë skuadra qesh. Ai është i dashur për të gjithë dhe gjithashtu i admiruar”, u shpreh Galtier.

The Galtier method at PSG: the new coach has banned players from using their mobile phones at meals - News Rebeat

Karriera e Messit në PSG

Lionel Messi iu bashkua Paris Saint-Germain në sezonin 2021/22, duke lënë skuadrën e fëmijërisë, Barcelonën si lojtar i lirë në afatin kalimtar veror të vitit të kaluar.

Në të gjitha garat ai është paraqitur në 34 ndeshje duke shënuar 11 gola, me PSG që fitoi titullin kampion.

Lionel Messi scores twice as Paris Saint-Germain fight back to beat RB Leipzig - Champions League round-up | Football News | Sky Sports

Messi ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e para të sezonit së fundmi. Njërin nga golat e shënoi në Superkupën franceze kundër Nantes në fitoren 4:0, ndërsa dy gola të tjerë i shënoi në ndeshjen hapëse të Ligue 1, ku kryeqytetasit e fituan me rezultat të thellë 5:0 ndaj skuadrës së kosovarit, Elbasan Rashani, pra Clermont Foot 63.

Lajme të ngjashme