Pamje: Mbappe dhe Messi i çmendin tifozët japonezë me aftësitë e tyre - NACIONALE

Pamje: Mbappe dhe Messi i çmendin tifozët japonezë me aftësitë e tyre

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe bashkëvepruan për ta shënuar një gol mahnitës përballë mijëra tifozëve gjatë një seance të hapur stërvitore në Japoni.

Paris Saint-Germaini është duke u përgatitur për sezonin e ri me një kamp stërvitor në Japoni dhe i hapi dyert për tifozët për t’i parë ushtrimet e skuadrës nga afër të hënën.

Rreth 13.000 tifozë shkuan në stadium për t’i parë yjet e kampionit francez duke stërvitur dhe nuk dolën aspak të zhgënjyer falë lëvizjeve sublime të Messit dhe Mbappes.

Messi bëri punë të madhe për ta fituar topin dhe për ta pasuar atë te Mbappe.

Përfaqësuesi i Francës e kontrolloi atë mirë dhe me një lëvizje magjike e goditi topin me thembër për ta mposhtur portierin.

PSG-ja takohet me fëmijët japonezë

Gjatë turit parasezonal në Japoni, ekipi plot yje i PSG-së u takua dhe u përshëndet me fëmijët japonezë.

Në një njoftim në uebsajtin e klubit, PSG-ja tha: “Pas ditës së parë në bazën e kampit, në hotel dhe në fushën e stërvitjeve, parisienët tanë e kaluan ditën e dytë të turit në Japoni duke bërë gjëra të tjera”.

“Të hënën herët, disa prej tyre luajtën me fëmijët e Akademisë, për t’i sfiduar përkrahësit e klubit nga kryeqyteti në fushë. Ishte një çast shumë i mirë”.

Lajme të ngjashme