"Leo Messi mund të rikthehet te Barcelona", Iniesta komenton të ardhmen e argjentinasit
Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta është optimist se në "Camp Nou" do të rikthehet sulmuesi Lionel Messi.
Argjentinasi u largua nga Barcelona si agjent i lirë në vitin 2021 duke iu bashkuar PSG-së, pasi katalunasit nuk kishin gjendje ekonomike që ta regjistronin.
Sidoqoftë, Iniesta është optimist se Messi do të rikthehet te blaugranasit gjatë verës tjetër.
Duke biseduar për "TyC Sports", Iniesta deklaroi: "Messi më herët dhe ky tani janë komplet ndryshe. Ai është numri një. E vetmja gjë që ka bërë është që është rritur, përmirësuar dhe i bënë bashkëlojtarët më të mirë".
"Një skuadër me Messin ka një pikë shumë të rëndësishme për të arritur fitore dhe tituj. Nuk e kam parë askënd që bënë atë që bën ai".
Messi është në top formë te PSG këtë edicion, ku ka regjistruar gjashtë gola dhe nëntë asistime në vetëm 11 ndeshje të ligës pasi u rikthye në nivelin që ishte më parë.

Kësisoj, Iniesta shtoi: "Të rikthehesh te Barcelona nuk është asnjëherë e lehtë, por Leo mund të rikthehet. Është ende një mundësi".
Barcelona në aspektin sportiv ka dështuar keq pa argjentinasin ku janë eliminuar për herë të dytë në fazën e grupeve nga Liga e Kampionëve, derisa në sfidën e fundit në "Camp Nou" u dëgjuan thirrje nga tifozët "Messi! Messi!", duke konfirmuar që e duan sërish.
Iniesta gjithashtu komentoi idhullin si fëmijë duke deklaruar se e ka shikuar një tjetër argjentinas. Pablo Aimar.
Aimar për atë që s'e njohin fitoi vëmendjen në kampionatin evropian gjatë kohës te Valencia dhe spanjolli pranoi se ishte e veçantë ta shikonte atë duke luajtur.
"Idhulli im është Pablo Aimar. Që kur e kamë parë duke luajtur në Spanjë. Për ata që e pëlqejnë futbollin ishte shumë e veçantë që ta shihje të luante".
Ndërkohë, Iniesta është i hapur për një rikthim te Barcelona pasi t'i skadojë kontrata me klubin japonez Vissel Kobe.