Lëndohet Reece James, largohet nga lista e Anglisë për Ukrainën
Mbrojtësi i Chelseas, Reece James është larguar nga kombëtarja e Anglisë para ndeshjes kualifikuese ndaj Ukrainës.
Anglezi ka pësuar një lëndim prandaj nuk do të jetë në gjendje të jetë i pranishëm në ndeshjen që zhvillohet në "Wembley".
James zhvilloi disa minuta në fitoren e fundit të Anglisë ndaj Italisë, por pastaj ka pësuar lëndim në stërvitjen e radhës gjë që është konfirmuar nga Federata angleze.
"Reece James largohet nga skuadra e Anglisë dhe nuk do të luajë ndaj Ukrainës të dielën".
"Mbrojtësi i krahut është rikthyer në Chelsea për tu rikuperuar. Asnjë zëvendësim nuk planifikohet nga Gareth Southgate, përfshirë të suspenduarin Luke Shaw. Ne vazhdojmë me përgatitje në stadiumin e Tottenhamit", shkruhet në komunikatë.
Këtë edicion, James ka zhvilluar vetëm 12 paraqitje në Premierligë shkaku i një lëndim në gju që po vazhdon t'i shkaktojë probleme.
Ky padyshim do të jetë një lajm jo i mirë për Graham Potter, i cili po përgatitet për ndeshjen ndaj Aston Villas që zhvillohet më 1 prill.