Lëndohet Mirlind Daku, largohet nga grumbullimi i Kombëtares së Shqipërisë - NACIONALE

Lëndohet Mirlind Daku, largohet nga grumbullimi i Kombëtares së Shqipërisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është lojtari i fundit që është larguar nga kampi i kuqezinjve. Kjo erdhi për shkak të një tërheqje muskulore.

Armando Broja ishte grumbulluar me kombëtares për dy ndeshjet e tetorit, por ishte konfirmuar nga trajneri Sylvinho se ai nuk do të ishte i gatshëm për të luajtur në këto ndeshje, e tani listës i është shtuar edhe një sulmues tjetër.

Daku u paraqit për disa minuta për Kombëtares e Shqipërisë dje, në fitoren e madhe ndaj Çekisë 3:0, e vlefshme për kualifikimin në EURO 2024, dhe bëri ndikimin e tij në fushë menjëherë, duke dhuruar një asistim të shkëlqyer për Taulant Seferin.

Por pas ndeshjes është konfirmuar se futbollisti gjilanas ka pësuar një tërheqje muskulore dhe stafi i kombëtares i ka thënë se i duhen dy javë pushim për t’u riaftësuar.

Sipas TopChannel, sulmuesi 25-vjeçar do të niset në mbrëmjen e sotme drejt klubit të tij Rubin Kazan në Rusi, duke u bërë kështu futbollisti i dytë që lë grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë.

Lajme të ngjashme