Legjenda e Liverpoolit: Askush në Evropë s’e do Ronaldon, madje as trajneri dhe lojtarët e Man Unitedit - NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit: Askush në Evropë s’e do Ronaldon, madje as trajneri dhe lojtarët e Man Unitedit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, është i bindur se Cristiano Ronaldo nuk është më i dëshirueshëm në Manchester United dhe se asnjë klub evropian nuk e dëshiron portugezin për shkak të moshës dhe rënies.

Ronaldo dëshiron të largohet nga Unitedi për shkak se klubi nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, vetëm një vit pas kthimit të bujshëm në Old Trafford nga Juventusi në verën 2021.

Sulmuesi 37-vjeçari shkaktoi polemika edhe më të mëdha në fundjavë kur u largua nga stadiumi para përfundimit të miqësores së Unitedit me Rayo Vallecano, diçka për të cilën trajneri i tij Erik ten Hag e qortoi publikisht duke e quajtur sjellje të papranueshme veprimin e tij.

Është përfolur se Ronaldo i është vetofruar klubeve si Bayern Munich, Chelsea dhe Atletico Madrid, të cilat e kanë refuzuar, sipas mediave.

Dhe Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe Anglisë, beson se mosinteresimi i klubeve evropiane për të nënshkruar me të nënkupton se Unitedi do të ketë telashe me Ronaldon.

“Gjithmonë kam menduar se riblerja e Ronaldos ishte bizare. E kam ndier se do të vinte kjo gjendje, pavarësisht se Ronaldo luajti shumë mirë për Unitedin”, tha Carragher.

“Ai është 37, 38 vjeç këtë sezon. Ai nuk është më lojtari i njëjtë. Ai vijon të jetë golashënues i mirë por jo lojtari i njëjtë. Asnjë klub në Evropë nuk e dëshiron atë tani, mund ta kem gabim”.

Ai shtoi: “Por duket se Unitedi nuk mund ta largojë atë tani, sepse klubet e tjera s’e duan. Dhe mendoj se nëse e pyesni Ten Hagun, as ai nuk e dëshiron. Nuk jam i sigurt se zhveshtroja se Manchester Unitedit e dëshiron Cristiano Ronaldon tani”.

Deri tani Unitedi ka këmbëngulur se Ronaldo nuk është në shitje, i cili e ka edhe një vit në marrëveshje me klubin.

Raportohet se menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, e ka njoftuar Unitedin për çmimin që lojtari dëshiron t’ia caktojë klubi nëse vjen ndonjë ofertë.

Lajme të ngjashme