Trajneri i Man Unitedit, Ten Hag: Ronaldo është në planet e mia dhe nuk është në shitje - NACIONALE

Trajneri i Man Unitedit, Ten Hag: Ronaldo është në planet e mia dhe nuk është në shitje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag. thotë se Cristiano Ronaldo është në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Unitedi është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për Ronaldon këtë verë, sipas Sky Sports në Britani, por qëndrimi publik i klubit vijon të jetë se portugezi nuk është në shitje.

Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Unitedit për udhëtimin përgatitor për sezonin e ri në Tajlandë dhe Australia për arsyeje personale, tha Ten Hag të hënën.

Trajneri i Unitedit shtoi: “Ne po planifikojmë me Ronaldon për këtë sezon, kjo është e gjitha. Mezi pres të punoj me të”.

I pyetur nëse Ronaldo dëshiron të largohet, Ten Hag u përgjigj: “Ai nuk ma ka thënë këtë. Kam lexuar për këtë, por siç e thashë, Cristiano nuk është në shitje, ai është në planet tona dhe ne duam të korrim sukses së bashku”.

“Fola me të para këtij problemi. Ishte një bisedë shumë e mirë me të”.

Sulmuesi 37-vjeçar u kthye në Old Trafford verën e kaluar, pasi u largua nga Juventusi, dhe e ka edhe një vit marrëveshje me djajtë e kuq.

Sipas Sky Sports, menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, i ka kaluar javët e fundit duke biseduar me klube të tjera duke ua prezantuar ndikimin e jashtëzakonshëm të klientit të tij tek sponsorët dhe rrjetet sociale.

Klubet me të cilat thuhet të ketë biseduar Mendes janë Chelsea, Bayern Munich, Barcelona dhe Napoli.

Personalisht, Ronaldo kishte sezon të mirë në Old Trafford sezonin e kaluar, por kjo nuk i ndihmoi Unitedit ta fitojë ndonjë trofe apo ta përfundojë sezonin më lart se vendi i gjashtë në Premierligë.

Ai u zgjodh në ekipin e sezonit të kaluar në Premierligë, falë 18 golave në 30 paraqitje për djajtë e kuq.

Lajme të ngjashme