Legjenda e Bayernit: Mane e De Ligt nuk janë lojtarë të klasit botëror
Ish-drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka kritikuar bavarezët për blerjet e shtrenjta që bënë me Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt në këtë afat kalimtar. Sipas tij asnjëri nga lojtarët që kanë ardhur nuk është i klasit botëror.
Bayern pagoi fillimisht 32 milionë euro për Manen te Liverpooli, dhe besohet që rroga e tij është afër 15 milionë euro në vit, duke e bërë lojtarin më të paguar në Allianz Arena.
Ndërsa, De Ligt që erdhi nga Juventusi u pagua për 67 milionë euro, në të cilën marrëveshje janë planifikuar edhe 10 milionë bonuse në bazë të paraqitjeve dhe disa reklamave.
Çfarë thotë Rummenigge për këta dy lojtarë?
Në një shkrim të tij për Sportbuzzer, Rummenigge nuk ka kursyer fjalët për të shprehur pakënaqësitë e tij për afatin kalimtar veror që ka zhvilluar Bayerni.
“Pse Hasan Salihamidzic dhe të tjerët janë lavdëruar kohët e fundit për afatin kalimtar? Sinqerisht nuk mund të gëzohem me këto transferime.
Me gjithë respektin për Manen dhe De Ligt, të dy këta nuk janë lojtarë të klasit botëror për mua. Sigurisht, Mane do të bëjë mirë në Bundesligë dhe do shënojë gola, por ai tani është 30-vjeçar, nuk e shoh atë në nivel të lartë.”
Ish-prezantuesi i Gjermanisë, nuk mendon se trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do ta lejonte largimin e tij aq lehtë nëse do të ishte në nivelin më të lartë të lojës.
“Po të ishte ndryshe, Klopp sigurisht që do kishte luftuar për ta mbajtur sulmuesin në skuadrën e tij.”
66-vjeçari gjithashtu ka dhënë opinionin e tij mbi De Ligt i cili shihet si pika kyçe e mbrojtjes, duke e cilësuar një lëvizje të rrezikshme, dhe mendon se duhej të mbahej në skuadër Niklas Sule, i cili u shit te rivalët, Borussia Dortmund.

“Jam akoma më shumë skeptik për De Ligt. Sigurisht ai është vetëm 22-vjeçar, por në tre sezonet te Juventusi ishin humbje kohe për të. Ai do duhej të zhvillohej shumë më shumë pas fillimit të furishëm që pati në Ajax. Mendoj se është hap i ngutshëm dhe i guximshëm ta bësh atë lojtarin kyç të mbrojtjes. Ata do duhej ta mbanin Sulen.”
Për Mazraoui ka tjetër mendim Rummenigge
Bayern Munich në skuadër solli edhe mbrojtësin maroken, Noussair Mazraouin, si lojtar i lirë, pasi i mbaroi kontrata me Ajaxin.
Welcome to #FCBayern, Noussair Mazraoui! 👋🔴⚪#MiaSanMia #ServusMazraoui
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 24, 2022
24-vjeçari nënshkroi kontratë katërvjeçare dhe tani do paraqitet si mbrojtës i krahit të djathtë.
Për gjigantin holandez ai kishte 137 paraqitje, duke shënuar 10 gola dhe fituar tre tituj të ligës dhe dy kupa shtetërore.
Rummenigge është impresionuar nga paraqitjet e lojtarit, duke e krahasuar atë me Achraf Hakimin e PSG-së.
“Mazraoui mund të zhvillohet dhe të jetë një mbret i ri në Munich. Ai më kujton ish-lojtarin e Dortmundit, Achraf Hakimin, i cili luan tani për Parisin. Ai do ta ndihmojë shumë Bayernin në fazën mbrojtëse.”
Gjashtë herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë pasur një afat kalimtar relativisht të nxënë, pasi që ka blerë dhe dy lojtarë të tjerë nga tre më lartë të përmendurit.

Kampioni gjerman siguroi shërbimet e 17-vjeçari Mathys Tel dhe mesfushori Ryan Gravenberch.

