Leeds Unitedi e 'shkatërron' Norwich Cityn, rriten shanset për rikthim në Premierligë - NACIONALE

Leeds Unitedi e 'shkatërron' Norwich Cityn, rriten shanset për rikthim në Premierligë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Leeds United ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Norwich City në gjysmëfinale të play-offit në Championship, duke iu afruar shumë rikthimit në Premierligë.

Leeds që sezonin e kaluar ra nga Premierliga, nuk arriti që të promovohej direkt në këtë sezon nga Championship, andaj këtë mundësi po e ndjek përmes play-offit.

Ndeshja e parë përfundoi pa gola, ndërsa sot vendasit u treguan pa mëshirë.

Gjithçka filloi mirë, kur skuadra e udhëhequr nga trajneri gjerman Daniel Farke, kaloi në epërsi në minutën e shtatë me golin e Gruev.

13 minuta më vonë, saktësisht në minutën e 20-të, Piroe dyfishoi rezultatin.

Deri në fund të pjesës së parë, Leeds shënoi edhe një herë, tani me anë të Rutter për 3:0.

Goli i vetëm në pjesën e dytë u shënua nga Summerville në minutën e 68-të për 4:0, që ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Me këtë fitore, Leeds United tani është në finale të play-offit, aty ku do ta presë fituesin nga ndeshja Southampton - WBA.

Lajme të ngjashme