Leclerc triumfon në Austri, Verstappen e Hamilton në podium - NACIONALE

Leclerc triumfon në Austri, Verstappen e Hamilton në podium

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Charles Leclerc i Ferrarit ka arritur ta fitojë garën e madhe të Austrisë, duke lënë mbrapa Max Verstappen të Red Bull dhe Lewis Hamiltonin e Merces. Gara e madhe e Austrisë dha një shfaqje magjepse mes tre vozitësve që bënë çmos për të arritur fitore. Francezi arriti të triumfojë me vështirësi ndaj kampionit të Botës edhe pse në nëntë xhirot e fundit kishte disa probleme me makinën e tij. Një ngjarje e rëndë, që fatmirësisht përfundoi pa lëndime i ndodhi Carlos Sainz, të cilit i mori flakë makina në momentin kur provoi një tejkalim ndaj holandezit. Mercedes bëri një tjetër paraqitje të mirë përmes dy vozitësve Leëis Hamilton dhe George Russell, që kanë nisur të këndellen, duke përfunduar në pozitat tre, respektivisht katër. Top 10 ishte kështu: Leclerc Verstappen Hamilton Russell Ocon Schoumacher Norris Magnussen Ricciardo Alonso Menjëherë pas ndeshjes reagoi edhe Verstappen, që e vlerësoi si rezultat të mirë pozitën e dytë. "Ishte një ditë interesante. Ishim duke pasur disa probleme. Sidoqoftë, pozita e dytë është rezultat i mirë", tha shkurtimisht ai për faqen zyrtare të F1. Ndërkohë, Leclerc për herë të parë që nga Australia do qëndrojë në kreun e podiumit.

Lajme të ngjashme